Ish-truproja: Kërceja balet klasik por u bëra njeriu më besnik i Ibrahim Rugovës
Balerini Elez Nikçi i cili u bë truprojë e Ibrahim Rugovës dha një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania më 17 shkurt, ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai tregoi se si nga baleti klasik u bë njeriu më besnik i Rugovës.
“Trupën tonë të baletit e rrënuan totalisht sepse na nxorën të gjithëve në rrugë, andaj s’kishim nga t’ja mbajmë, s’kishim ç’të bënim ndryshe, ose të emigronim jashtë, ose të gjendemi diku. Një pjesë kanë shkuar jashtë, por unë jo. Unë pata fatin të gjendem afër presidencës dhe më në fund vazhdova rrugëtimin nga viti 1994 e deri në shkuarjen në amshim të presidentit tonë historik,” – u shpreh Nikçi.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:41 Trump ndryshon mendim, u thotë udhëheqësve të NATO-s se dëshiron ta mbajë SHBA-në në aleancë
- 14:22 SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit që nga viti 1979
- 14:09 Paralajmërimi i Polonisë për Putinin: E dimë çfarë po bën, mos e bëj
- 13:56 Procesioni mortor i Khameneit kalon në Irak, mijëra persona marrin pjesë
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit