Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen ngjarjen: Ja si e shpëtova Ramush Haradinajn…

17 Shkurt 2025 | 19:41

Bujari Haradinaj ish-ushtari i UÇK-së ishte këtë të hënë në “People” në Euroneës Albania ku ka treguar rreth luftës së zhvilluar në Kosovë.

Teksa ka luftuar ai është plagosur me 18 plumba, por siç shprehet ai asnjëherë nuk është mposhtur.

Bujrai ka treguar gjithashtu një moment ku Ramush Haradinaj, tashmë kreu i AAK-së në Kosovë, ka rrezikuar jetën pasi ishte i plagosur në gjendje shumë të rëndë.

“Ne na ishte ndërprerë komunikimi. Ramushi ishte i plagosur rëndë, nëse do kishte kaluar edhe një orë, Ramushi do kishte ndërruar jetë atë ditë. Nga ora 7 në mbrëmje u ndalën të shtënat. Ne dolëm dhe pamë që forcat serbe kishin lëvizur në heshtje. Ne nuk i dëgjonim më dhe as nuk i pamë më. Me zor jemi dëgjuar me të tjerët në shtëpitë e tjera dhe kemi shkuar gradualisht duke u bashkuar.

Ishte një mur diku 1 metër e gjysmë dhe ishte problem që Ramushi duhet të kalonte. Ata nga ana tjetër nuk e dinin që Ramushi ishte i plagosur, unë mundohesha ta shtyja por s’kishe ku ta kapje,s e ishte i plagosur rëndë. Ai më tha veç më shty andej. Janë bashkuar gjithë familjadhe u munduam të dilnim nga rrethimi, fatmirësisht ishin larguar forcat serbe dhe ne kemi arritur ta shoqërojmë Ramushin deri në Jabllanicë ku kemi thirrur një mjek dhe i ka dhënë ndihmën e parë”,-tha ish-ushtari i UÇK-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026