Ish-ylli i Cityt firmos me klubin e ri pasi u shpall i pafajshëm për përdhunim
Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, ka nënshkruar një kontratë me klubin e Lorientit në ligën e paë franceze, vetëm disa ditë pasi ai u shpall i pafajshëm për akuzat e përdhunimit.
Në fillim të këtij viti, futbollisti ishte shpallur i pafajshëm për sulme seksuale ndaj një numri femrash.
Por juria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për dy akuzat dhe pati një rigjykim, në të cilin ai u shpall i pafajshëm javën e kaluar.
Të mërkurën, skuadra franceze e Ligue 1, FC Lorient, njoftoi se kishte nënshkruar kontratën me 29-vjeçarin.
Në një deklaratë, një zëdhënës i FC Lorient shkroi: “Klubi është i kënaqur të njoftojë sot nënshkrimin për dy sezone të mbrojtësit të majtë francez, Benjamin Mendy. Pas kalimit të një ekzaminimi mjekësor, Mendy vjen për të përforcuar skuadrën për këtë sezon të ri”.
Mendy u bë mbrojtësi më i shtrenjtë i Premierligës kur City i pagoi 52 milionë paund Monacos për të në vitin 2017.
Ai fitoi tre tituj me Manchester Cityn dhe ishte pjesë e skuadrës së Francës fituese të Kupës së Botës në 2018.
Mendy u lirua nga klubi i Mançesterit kur kontrata e tij skadoi në fund të qershorit, pasi kishte luajtur për herë të fundit për kampionët aktualë të Premier League në gusht 2021.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në