Ish zv.ministri: Rama dhe Veliaj do të kenë probleme me drejtësinë para 2025-s

30 Mars 2023 | 19:43

Ish zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të ketë probleme me drejtësinë, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në një intervistë për Euronews Albania, Peka u shpreh se presioni ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është i madh, por korrupsioni i mazhorancës është akoma më i madh dhe sipas tij, politikanët socialistë do e kenë të vështirë t’i shpëtojnë burgut.

“Politikani që ka ndenjur më shumë në pushtet në 30 vite demokraci, është Edi Rama. Nëse ke dy fraksione në Partinë Demokratike, midis Bashës dhe Berishës, në Partinë Socialiste ke prapë dy fraksione. Njëra është midis bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe tjeri është burgu 313. Kjo është e ardhmja e Partisë Socialiste.  Rama e detyroi Enkelejd Alibeajn të regjistrohet, e regjistroi me dhunë në zgjedhje. Këto zgjedhje do të ndajnë njëherë e mirë, problemet e brendshme të Partisë Demokratike.

Problemet e brendshme të Partisë Socialiste nuk kanë filluar akoma. Fillojnë me 313, me gjysmën e kabinetit qeveritar që janë brenda, do vazhdojnë, edhe Erion Veliaj e ka litarin në qafë, është çështje kohe, para apo pas zgjedhjeve, sa t’ia heqin trekëndëshin nga këmbët. Do vazhdojë edhe me të tjerët. Presioni ndaj SPAK-ut është i madh dhe do vazhdojë, por zullumi është aq i madh, saqë nuk ka as SPAK dhe as perëndi që t’i mbajë. Në 2025, Edi Rama do ketë probleme me gjellën, nuk do ketë probleme zgjedhjesh”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023