Ish zv. Ministrja e Brendshme Rovena Vodo dënohet me 10 muaj burg

7 Prill 2022 | 16:47

Gjykata e Posaçme dënoi ish-zv. Ministren e Brendshme Rovena Vodo me 10 muaj burg.

Vodo u arrestua pasi mori ryshfet për të punësuar dikë në ministri.

Gjykata  e dënoi Vodën me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja do të kryejë vetëm 10 muaj burg.

Edhe dy të pandehurat e tjera, bashkëpunëtore të Vodës, Florida Beu dhe Majlinda Hasani janë dënuar me nga 10 muaj burg.

Kujtojmë se SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Voda u shpall fajtore nga GJKKO për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshmen ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasani SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj.

Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialiste në ministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026