Ish-zyrtari i SHISH: Si zbuluam celulën e xhidadit islamik egjiptian në Elbasan
Xhavit Shala, ish-drejtori i Shërbimit Sekret Shqiptar tregoi në emisionin Now në Euronews Albania si funksiononte bashkëpunimi i agjenturës së vendit me shërbimin sekret amerikan në neutralizimin e terroristëve islamikë.
Ai solli rastin e një terroristi egjiptian që u vra në Tiranë nga shërbimet sekrete amerikane pasi nuk kishte pranuar të bashkëpunonte për t’u dorëzuar, i cili fillimisht ishte përgjuar dhe ndjekur nga shërbimet vendase.
“Në atë kohë unë isha drejtori i shërbimit në Elbasan dhe me rrjetin tonë morën informacion që njëri nga këta stërviste fëmijët, ishte imam xhamie, i bënte përgatitje ushtarake dhe i nxiste, kishin shkruar disa parulla, kishin prishur disa kryqe dhe ne si shërbim i identifikuam dhe u morëm me këta dhe në bazë të kodit shqiptar për nxitje të urrejtjes fetare u morëm me këta dhe informacion ishin dërguar në qendër.
Erdhën një ekip i madh i shërbimit amerikan dhe zbarkuan në Elbasan dhe kur ja vumë dosjet përpara u habitën dhe na thanë ku e dini ju. Ai ishte me tre emra dhe kur i treguam foto dhe bëmë një foto të momentit për ta konfirmuar dhe doli që aty ishte strehuar xhihadi islamik egjiptian që ishte lidhje e Bin Laden dhe një nga komitetet më të fuqishme të kësaj organizate e kishte ngritur në Shqipëri”, tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)