“Ishim brenda kur e shembën”- Vetëgjyqësia për pallatin, konflikti Berçani-Tahiri
Një pallat është shembur përballë shkollës Petro Nini Luarasi. Kanë qenë dy persona 63 dhe 49 vjeç të cilët kanë shembur me vetëgjyqësi objektin në kryeqytet të cilin e kishin në pronësi të përbashkët.
Helio Muçollari, një nga banorët e këtij pallati ka thënë për Euronews Albania se për këtë ndërtim janë bërë më shumë se 15 kallëzime për dhunim banese ndaj këtyre personave dhe se konfliktet në lidhje me këtë objekt kanë vazhduar prej vitesh.
Ai ka shtuar se në momentin kur kanë filluar të shembin objektin banorët kanë qenë ende brenda. Helios ka treguar se për të njëjtin objekt ka pasur një konflikt më herët me Saimir Tahirin dhe Erzen Berçani, në atë kohë banorët e pallatit janë futur në grevë urie.
“Është i njëjti pallat ku në vitin 2012 ka pasur një konflikt me në atë kohë deputet Saimir Tahirin dhe Erzen Breçanit që ka qenë shef policie. Në atë periudhë dolëm në grevë, urie. Më pas u futem prap brenda. Me avokatin kemi fituar të drejtën tonë në gjykatën administrative që ky pallat të mos shembej nga tërmeti sepse nuk kishte asnjë dëmtim nga tërmeti.
Pretendimet tona janë minimale të kemi një shtëpi, jo domosdoshmërish në të njëjtin ambient, por një shtëpi me kushte normale, sepse kemi mbi i20 vite që jemi peng i kësaj shtëpie.
I gjithë konflikti jonë është me avokat Ferdinand Caka dhe me familjen Salepi e cila pretendon se është pronare e kësaj toke. Duam që këta persona që e shembën shtëpinë kur ne ishim në banesë, unë babi e vëllai ripërjetuam tërmetin, të mbajnë përgjegjësi”,-tha Helio Muçollari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit