“Ishte shumë e vështirë”, politikani serb: Ika brenda natës, kërkova azil

4 Nëntor 2023 | 08:44

Politikani serb, Boban Bogdanoviç tha në “Balkan Talks” në Euronews Albania se ishte atmosfera e rënduar politike në Serbi ajo që e detyroi të largohej nga vendi dhe të kërkonte azil.

Ai tha se pavarësisht se ishte vendim shumë i vështirë, duhej marrë për shkak të sigurisë së tij personale dhe të familjes së tij. Opozitari tregoi se azilin politik e ka kërkuar në një vend të Bashkimit Europian dhe nga aty do të vijojë të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve, konkretisht popullit të Kosovës dhe të Serbisë.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë për mua, por ka qenë e vetmja rrugë për të ruajtur jetën time, duke marrë parasysh që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç bashkë me drejtorin e Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin dhe me grupin kriminal të cilin e udhëheqin Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radojçiç, ka vendosur që me mua të ballafaqohet vetëm në atë mënyrë që të më marrë jetën. Prandaj, unë në momentin e fundit e kam marrë këtë informacion dhe praktikisht brenda natës jam larguar nga Serbia,” – u shpreh Bogdanoviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026