Italia ndalon regjistrimin e fëmijëve të çifteve LGBTQ

Italia ndalon regjistrimin e fëmijëve të çifteve LGBTQ
17 Mars 2023 | 08:23

Kryeministrja, Giorgia Meloni i ka bërë thirrje Këshillit të qytetit të Milanos që të ndalojë regjistrimin e fëmijëve të këtyre prindërve, duke rindezur një debat për të drejtat e grupeve LGBTQ. Deri diku kjo ishte e pritshme duke ditur politikat e saj kundër këtij komuniteti.

Në mungesë të legjislacionit të qartë për këtë çështje, disa gjykata kanë vendosur në favor të lejimit të çifteve të të njëjtit seks të adoptojnë fëmijët. Kryetari i bashkisë së qendrës së majtë të Milanos, Giuseppe Sala ka deklaruar se ka marrë një letër nga ministria e brendshme që i thoshte të ndalonte regjistrimin e fëmijëve të çifteve të të njëjtit seks.

Qytetit të Milanos i është thënë të ndalojë regjistrimin zyrtar të të dy prindërve në çifte të të njëjtit seks në regjistrat e qytetit. Guissepe Sala u shpreh se do të respektonte urdhrin, por do të vazhdonte të luftonte politikisht për të garantuar që të njihen të drejtat e prindërve të të njëjtit seks dhe fëmijëve të tyre.

Senati aktualisht bllokoi një përpjekje për të njohur certifikatat e lindjes së fëmijëve të çifteve të të njëjtit seks të lëshuara nga shtete të tjera të BE-së. Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve e denoncuan vendimin si lëvizje homofobike nga qeveria Meloni për të kufizuar njohjen e të drejtave prindërore.

Italia legalizoi sindikatat civile të të njëjtit seks në vitin 2016, duke mposhtur kundërshtimin nga grupet katolike dhe konservatore, megjithatë nuk u dha atyre të drejtën e birësimit nga frika se do të inkurajonte shtatzënitë surrogate, të cilat mbeten të paligjshme në Itali.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024