Italia në zi për shkrimtaren e njohur, “ish-kundërshtarja” e zellshme e Melonit
Italia mban zi për romancieren, dramaturgun dhe gazetaren Michela Murgia, e cila ka vdekur në moshën 51-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Shkrimtarja me bindje të majta ka qenë një aktiviste e zëshme e shumë çështjeve sociale, duke të drejtat e komunitetit LGBTI+, por edhe eutanazinë.
Murgia, e cila në vitin 2010 fitoi një nga çmimet më të rëndësishme në letërsinë italiane, Premio Campiello, njoftoi në maj, në një intervistë për gazetën Corriere della Sera, se kishte kancer në veshka të fazës së katërt.
Në të njëjtën intervistë, ajo tha se dëshira e saj e fundi ishte të vdiste kur kryeministrja Georgia Meloni të mos ishte më në krye të qeverisë, duke e cilësuar qeverinë e saj si fshasite.
Në atë kohë, Meloni iu përgjigj duke i thënë se shpresonte që shkrimtarja të jetonte aq gjatë sa për të parë një kryeministër tjetër.
E lindur në vitin 1972 në qytetin Campras të Sardenjës, ajo bëri debutimin e saj letrar në vitin 2006 me romanin “Il Mondo Deve Sapere” (Bota duhet të dijë), një satirë mbi telemarketingun, e cila u shndërrua në një shfaqje me të njëjtën titull. Ndërsa mbi të u bazua skenari i filmit të vitit 2008 “Tutta la Vita Davanti” (E gjithë jeta përpara).
Romani i saj i vitit 2009 ‘Accabadora’ fitoi disa çmime, duke përfshirë “Campiello” dhe Çmimin Ndërkombëtar Mondello.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro