Iu gjetën automatik e municione, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim

17 Nëntor 2023 | 11:09

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e Policisë së Librazhdit, pasi më herët në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 51-vjeçari ishte banues në fshatin Dranovicë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni, vihet në pranga një shtetas që ishte shpallur në kërkim pasi në banesën e tij, në fshatin Dranovicë, Policia gjeti 2 armë zjarri, krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të  koduar “Sundimi i ligjit”, kanë vënë në pranga shtetasin A. D., 51 vjeç, banues në fshatin Dranovicë, Librazhd.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 01.11.2023, gjatë kontrollit në banesën e tij,  Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri tip “Belçik”, krehër dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026