Iu vendos tritol në makinë, flet Ndreca: Ky sulm ka një emër
Bernard Ndreca, kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës, reagoi në një deklaratë për mediat rreth minës që solli shpërthimin e makinës së tij.
Ai tha se nuk ka konflikte personale me askënd dhe sulmi i bërë ndaj tij është për arsye politike, ndërsa i gjithë momenti i vënies së minës është i filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë.
“Ky është një incident i mirëorganizuar që më ndodhi mua dhe familjes sime. Unë nuk kam asnjë përplasje: as familja ime as farefisi dhe askush. Ky incident e ka një emër, dihet që emri është politik. Mua më është bërë si kryetar i degës së Partisë Demokratike.
Çdo gjë është e pasqyruar me pamje filmike, pasi shtëpia është me kamera. Në orën 6:30 të mëngjesit kam ndezur makinën; në momentin që ka lëvizur makina nga vendi atëherë ka plasur. Po e them edhe një herë: unë nuk kam asnjë lloj konflikti të hapur me asnjë. Kjo është përdorur politikisht. Nuk i është vendosur mina Benard Ndrecës, por i është vendosur mina kryetarit të Partisë Demokratike, Zef Hila. Kjo dihet hapur, se këta janë të mirëorganizuar për një sulm të tillë”, -tha Bernard Ndreca.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpërthimi me tritol, eksperti i sigurisë zbulon çfarë e shpëtoi mrekullisht Ndrecën
- I hodhën me tritol makinën, Ndreca: Nuk kam konflikte me njeri, ja ku dyshoj
- Tritol makinës së kreut të ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, Benard Ndreca
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona