Iu vranë 9 ushtarë pas një sulmi, Turqia bombardon militantët kurdë në Irak dhe Siri
Turqia kreu sulme ajrore ndaj militantëve kurdë në shtetet fqinje, Irak dhe Siri, të shtunën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Sulmet u kryen një ditë pas një sulmi ndaj një baze ushtarake turke në Irak, ku u vranë nëntë ushtarë turq, shkruan REL.
Turqia shpesh kryen sulme ajrore kundër caqeve në Siri dhe Irak, për të cilat beson se janë të lidhura me Partinë e Punëtorëve Kurdistan, apo PKK, një grup i ndaluar separatist kurd, i cili në vitet e ’80 e nisi një kryengritje kundër Turqisë.
Ministria e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë turq i sulmuan caqet në Metina, Hakurk, Gara dhe Qandil në veri të Irakut, por nuk tregoi se cilat zona në Siri. Ajo tha se avionët e saj shkatërruan shpella, bunkerë, mburoja dhe objekte nafte “për t’i eliminuar sulmet terroriste kundër popullit dhe forcave tona të sigurisë… si dhe për ta garantuar sigurinë tonë kufitare”.
Gjatë sulmeve u “neutralizuan shumë militantë”, tha ajo.
Të premten mbrëma, sulmuesit tentuan të futën në një bazë ushtarake në veri të rajonit gjysmautonom kurd të Irakut, duke i vrarë pesë ushtarë. Katër ushtarë të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e rënda. Ministria turke e Mbrojtjes tha se 15 militantë u vranë gjithashtu.
Kjo ngjarje nuk është komentuar nga PKK-ja, qeveria në Bagdad apo administrata e rajonit kurd.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, njoftoi se policia i ka arrestuar 113 të dyshuar për lidhje me PKK-në gjatë bastisjeve në 32 provinca turke.
PKK-ja, e cila ka baza në veri të Irakut, është shpallur organizatë terroriste nga aleatët perëndimorë të Turqisë, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur prej se nisi konflikti më 1984.
Turqia dhe SHBA-ja, megjithatë, nuk pajtohen për statusin e grupeve kurde në Siri, të cilat janë rreshtuar përkrah Uashingtonit në luftë kundër Shtetit Islamik në Siri.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve