Izraeli përmbys Shqipërinë në pjesën e dytë, kuqezinjtë të fundit në grup
Izraeli ka përmbysur rezultatin ndaj Shqipërisë në pjesën e dytë, duke fituar ndeshjen në “Air Albania”, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kombëtarja shqiptare kaloi në avantazh në minutën e 45-të, me golin e shënuar nga Armando Broja.
Ishte Balliu i cili u rrëzua brenda zonës dhe fitoi 11-metërshin e kthyer në gol nga Broja.
Në fund të pjesës së parë, festa e tifozëve për golin e Brojës u shoqërua me incidente.
Pas shënimit të golit, festa shpërtheu në “Air Albania”, ku disa tifozë u futën në fushën e lojës. I menjëhershëm ishte ndërhyrja e forcave të sigurisë, që i larguan tifozët.

Ndërsa, në pjesën e dytë kuqezinjtë patën një paraqitje për t’u harruar, pasi skuadra e Izraelit ushtroi presion dhe e vuri kombëtaren shqiptare në vështirësi.
Në minutën e 57-të dhe 73-të, për izraelitët shënoi Manor Solomon. Pas kësaj fitoreje, Izraeli kryeson grupin me 4 pikë, ndjekur nga Islanda me 2 pikë dhe Shqipëria në vend të fundit me 1 pikë.

LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta