Izraeli vijon sulmet në Liban, humbin jetën 9 persona nga një familje

27 Shtator 2024 | 14:40

Një sulm ajror izraelit vrau një familje  prej nëntë personash të premten në Libanin jugor.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se “një familje prej nëntë anëtarësh u martirizua në orën 3:00 të mëngjesit në një sulm ajror armik në një shtëpi trekatëshe në Shebaa”, një qytet në Libanin jugor, objektiv i sulmeve izraelite për disa ditë.

Natën, aeroplanët luftarakë izraelitë kryen një sulm ajror me rreze të gjerë, duke nisur një seri sulmesh ajrore intensive të fokusuara në qytetin Nabatieh.

Pas sulmeve vdekjeprurëse javën e kaluar duke përdorur pajisje wireless, Izraeli ka goditur Libanin që nga e hëna, duke vrarë të paktën 677 njerëz dhe duke plagosur mbi 2,500 të tjerë, sipas shifrave të publikuara nga Ministria libaneze e Shëndetësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
15:48 | 24/07/2026

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026