Izraeliti: Në Gaza po lëviz toka nga sulmet, më tregon miku që jeton aty
Ka shumë izraelitë që kanë ndërtuar biznese ose kanë bashkëpunime me vendin tonë. Ndër ta është edhe Joseph Vaknen, i cili aktualisht është në Shqipëri dhe sot do ta kemi në studio.
Ai udhëton çdo javë nga Shqipëria në Izrael. Familja e tij është në Izrael dhe po kalon momente të vështira gjatë këtyre ditëve.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai u shpreh se populli i Palestinës është i pafajshëm pasi gjendet nën presionin e një organizate terroriste si Hamas.
Ai tregoi se një miku i tij që jeton në Gaza i kishte rrëfyer se sulmet në atë zonë janë aq të shpeshta dhe të fuqishme sa po lëviz toka.
“Ndjesia e përgjithshme në Izrael është një që të gjithë janë të frikësuar. Kam një mik që jeton në Bersheva, është një qytet afër Gazës, dhe ai thotë që toka lëviz për shkak të sulmeve goditjeve të vazhdueshme. Është një situatë që nuk mund të merret lehtë dhe njerëzit janë të frikësuar”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik