Gazetarja zbulon detaja nga vrasja e Liridona Ademaj: Ja cila ishte arsyeja
Gazetarja Erjola Cacaj ka dhënë detaje në lidhje me seancën gjyqësore që u zhvillua ditën e sotme për Naim Murselin, i cili urdhëroi vrasjen e gruas së tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se vëllai i Liridonës, viktimës së ngjarjes ka thënë se deri më tani e vetmja gjë që kanë kërkuar është zhvarrosja e trupit.
“Sipas vëllaut të Liridonës kjo pjesë nuk është përmendur aspak nga familja e tyre vetëm kërkesa që kanë është zhvarrosja e trupit”-tha ajo.
Mes të tjerash kjo e fundit nënvizoi se ende nuk dihet konkretisht se përse ka ndodhur ngjarja duke shtuar se dyshohet se shkak ka qenë sigurimi jetës së gruas.
“Që nga arrestimi i Naimit ka pasur spekulime se përse ka ndodhur ngjarja. Por ajo që është raportuar më së fundmi në media ka qenë dhe për shkak të një sigurimi që ka poseduar Liridona si një nënshtetase e Suedisë, por ende nuk është bërë e qartë se përse ka ndodhur dhe se përse Naimi ka shtyrë vrasjen e sa. Vëllai i Liridonës sot ka treguar se prindërit e Naimit i kanë marrë fëmijët dhe kanë ikur në Suedi”-shtoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë