“Jam çame e vogël”- Vajza me nënën nga Filipinet vjen në Shqipëri: Isha në Qafë-Botë
Adile Hoxha, ka lindur dhe është rritur në Australi por flet shqip. Kjo sepse babai i saj është shqiptar dhe nëna e saj filipineze. Adile e pëlqen shumë Shqipërinë sikurse i pëlqen shumë edhe të udhëtojë në vende të ndryshme të botës.
Ajo kishte 10 vite qe nuk kishte ardhur në vendin tonë dhe me ardhjen e saj ka ‘ndaluar’ në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
Vajza ka tërhequr vëmendjen përmes videove të saj të shumta në rrjetin social Tik-Tok, ku flet edhe për Çamërinë.
Në studio ajo tha se e quan veten ‘çame e vogël’ dhe tregoi se gjatë vizitës së saj në Shqipëri ka shkuar në Qafë-Botë, ku ndodhet edhe një varrezë çame.
Ajo tregoi se ka mësuar edhe gatime çame nga i ati i saj dhe shtoi se në Shqipëri ka 2 halla dhe xhaxhain.
“Babi ka lindur në Konispol. Shkuam në Qafë Botë, sepse ka një varrezë çame atje. Po jam çame se ashtu jam rritur. Xhaxhai im ishte një shkrimtar dhe ka shkruar shumë libra për Çamërinë. Njerëzit janë shumë krenarë sepse ka shumë çamë akoma dhe janë shumë krenar që unë bëj video në Tik Tok dha flas për këtë çështje.
Jam çame e vogël, jam vajzë e vogël. Babi gjithmonë gatuante gjithmonë një brushtull, që ka spinaq dhe është si një bukë, por nuk është bukë. Unë nuk e gatuaj shumë mirë, babi e gatuante më mirë. Babi ka 2 motra dhe një vëlla që jetojnë këtu në Shqipëri. Do shkoj në Delvinë që të rrij me hallën javën që vjen”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:23 Rusia akuzon Ukrainën për terrorizëm në Detin Azov, teksa Kievi hap front të ri lufte