“Jam kryetari i bashkisë më duhen 13 mijë €”, si mashtronin në Signal të arrestuarit
Erjon Lika, 41 vjeç, Edmir Jaçe, 32 vjeç, Gazmir Ismailaj 39 vjeç janë tre të arrestuarit në kuadër të operacionit “Signal” në Kamëz të cilët u kapën në flagrancë gjatë tentativës për të përfituar përmes mashtrimit, shumën 13 000 euro, nga administratori i një subjekti privat.
“Jam kryetari i bashkisë më duhen 13 mijë euro,”- është mesazhi që njëri nga të arrestuarit i ka dërguar pronarit të një fabrike të njohur, përmes aplikacionit “Signal”.
Nga tërësia e veprimeve hetimore, ka rezultuar se në datën 7 janar të këtij viti 2023, këta shtetas kishin përfituar, po përmes mashtrimit, edhe shumën 12 000 euro.
Sakaq gjatë operacionit policor të koduar “Subjekti”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 100 euro, 50 000 lekë të rinj, 2 automjete të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale, fatura transaksionesh, 6 celularë dhe sende të tjera.
Në vijim të veprimeve, për këtë rast, u bë shpallja në kërkim e shtetasve I. K. dhe F. Gj., bashkëpuntorë të 3 shtetasve të arrestuar. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Në total policia ka sekuestruar 142 000 euro ndërsa Lika, Jaçe e Ismailaj akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”.
Për realizimin e qëllimit të tyre, tre të arrestuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë përdorur aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorët ekonomikë, duke u kërkuar donacione në emër të përfaqësuesve vendorë, por jo vetëm.
Sakaq dyshohet se ky grup ka lidhje me 3 personat që u arrestuan pak ditë më parë dhe që u lanë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Konkretisht bëhet fjalë për Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj Sherif Kadroviç.
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024