“Janullatos besonte në ringjallje”, Teologu bën zbulimin e fortë!

28 Janar 2025 | 22:01

Teologu Thoma Çomeni, ishte i ftuar në Euronews Albania teksa ka folur për kryepeshkopin Anastas Janullatos i cili ndërroi jetë 3 ditë më parë në Athinë.

Teologu u ndal në dy detaje të rëndësishme sa i përket konceptit personal që ka pasur Janullatos.

“E mundi apo nuk mundi vdekjen? Këtu ndalem në konceptin spiritual të kryepeshkopit Janullatos. Ai e besonte në ringjallje.

Detaji tjetër ka të bëjë me konceptin e ngjalljes të frymëzimit të besimtarëve. Ai gjithmonë u thoshte besimtarëve të mos mërziten për problematika të ndryshme. Ai kishte një shprehje: “Aty ku është kryqi, aty është dhe ngjallja”. Kryqin e merrte si simbol të vuajtjes të gërshetuar me idenë e triumfit.

Katedralja e Tiranës dhe ajo e Gjirokastrës ka një formë të rrumbullakët, ishte një traditë e humbur kjo. Kryepeshkopi e risolli këtë. Si një udhëheqës i mirë, ai zbuloi çfarë ka mbetur nga pasuritë e vendit, për ti zhvilluar dhe çuar përpara ato”, tha Thoma Çomeni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026