Jasir Asani do largohet nga Guangju: 3 skuadra të interesuara, kartoni 1.5 mln euro

11 Dhjetor 2024 | 11:05

Aventura e Jasir Asanit te Guangju është drejt fundit, me sulmuesin shqiptar që do të largohet në përfundim të kontratës. 29-vjeçari po kalon një formë fantastike, e në tërësi rrugëtimi i tij me këtë skuadër ka qenë pozitiv, duke bërë që të ketë interes për blerjen e kartonit. Sipas asaj që raportojnë ekspertët e merkatos në Korenë e Jugut, për Asanin interesohen 3 skuadra, njëra në kampionatin vendës dhe dy të tjerat nga Japonia.

Sipas Dario Focardit, Jeonbuk, Vissel Kobe dhe Yokohama kanë shprehur interes për të, ndërsa edhe vlera e futbollistit nuk është shumë e lartë, e përllogaritet rreth 1.5 milionë euro, vlerë e përballueshme prej këtyre skuadrave.

Anësori kuqezi u transferua në fillim të vitit 2023 te Guangju, duke kaluar 2 vite tejet pozitive, teksa në këtë periudhë mori dhe ftesën nga trajneri Sylvinho në kombëtaren shqiptare. Asani e nisi karrierën te Vardari, më pas në 2017 u bë pjesë e kampionatit shqiptar te Partizani. Më tej Aik, Kisvarda dhe e fundit Guangju.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026