“Je në ofertë”/ Ndihen të kërcënuar nga Dumani, avokatët përplasen dhe me prokurorin

17 Prill 2025 | 12:20

Mes tensionesh të shumta mes avokatëve, prokurorit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, vazhdoi edhe këtë të enjte seanca e dëshmisë së Nuredin Dumanit në kuadër të mega-procesit të njohur si “Plumbi i Artë”.

Dumani dha detaje të reja për porositë për vrasje, bashkëpunëtorët dhe mënyrën e komunikimit mes anëtarëve të grupeve kriminale por gjatë seancës, u shënuan edhe momente tensioni kur avokati i Besian Xhixhës, Ilirian Duzeni, braktisi sallën e gjyqit pas një komenti të Dumanit, i cili i tha: “Je në ofertë”.

Sipas avokatit, ky ishte një kërcënim i pastër, ndërsa ai e konsideroi si një presion. Duzeni tha se fjalët e Dumanit nënkuptonin se ai kishte qenë në listën e atyre që mund të vriteshin dhe se ai e mori këtë si një kërcënim ndaj tij, duke u larguar nga salla në shenjë proteste.

“Ndoshta reagova gabim duke u larguar, por kjo është një çështje që duhet të tërheqë vëmendjen. Nuk mund të lejoj që të tallesh, qoftë dhe për faktin që jemi përfaqësues ligjorë. Jam ndjerë i prekur, sepse ai më drejtoi fjalët e tij personalisht. Nuk mund ta përballoj këtë presion, se ai është trim dhe unë frikacak. Në momentin kur ai përdori fjalët e tij ndaj meje, nevojitej që të reagoj, dhe për këtë arsye kërkoj që tërhiqemi dhe seanca të shtyhet. Kjo nuk është një çështje që mund ta kalojmë në heshtje, sepse këto mesazhe që po na jepen janë të papranueshme. Pas konsultës me Kryetarin e Dhomës së Avokatëve, vendosëm që tërheqja ishte veprimi më i duhur në atë moment. Nuk mund të vazhdojmë të përballemi me këto lloj situatash”, tha avokati Ilirian Duzeni.

Më pas në sallën e gjyqit ka pasur nje debat mes avokates Elda Zotaj dhe prokurorit të SPAK Behar Dibra.

Avokatia Elda Zotaj ka deklaruar se në zyrën e Prokurorisë ka kërkuar që të niste procedimi për kanosje ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ajo shtoi se prokurori që po merret me çështjen, i ka thënë se “je në besë time, nuk do ta prek Nuredin Dumanin”, duke e konsideruar këtë një situatë të rëndë.

“Kërkova që Prokuroria të niste procedim për kanosje ndaj Nuredin Dumanit”, tha avokatja.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Behar Dibra, ka reaguar ndaj deklaratës së avokates, duke sqaruar se nuk ishte qëllimi i tij të krijonte tension.

“Nuk ishte qëllimi im të krijoja këtë situatë. Duhet të shihni shkaqet që çuan në atë deklaratë. Dumani është i pandehur në këtë proces, jo dëshmitar. Masa duhet të merren ndaj personit që provokoi situatën. Ajo që thotë avokatja janë shpifje, dhe për këto duhet të ngrihet kallëzim ndaj meje. Shkoni dhe bëni kallëzimin aty ku duhet. Këto deklarata bëhen me qëllime të caktuara. Ju lutem, vazhdoni gjykimin,” tha prokurori Dibra.

Pas largimit të avokatëve seanca është shtyrë për në datën 22 prill ndërsa ata kanë paralajmërojnë se do mbajnë qëndrim në koordinim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë.

Gjithashtu, gjatë dëshmisë së tij, Dumani ka zbuluar se vendodhjen e tij në momentin e arrestimit në Fier, pasi kishte shpëtuar nga një atentat, ia kishte zbuluar Suel Cela.

Dumani ka treguar se Sueli i kishte thënë: “Do të sjell doktorin”, dhe më pas kishte marrë me vete Henrik Hoxhajn.

Ai ka shtuar gjithashtu se telefonatën me Suelin e ka pasur në prokurori dhe në polici.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026