“Jemi dënuar sot”- Deputeti i PD: Me rezolutën e PE, këta me nder fshijnë… pjatat
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është revoltuar për vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës nga punimet e seancave plenare për disa ditë.
Përmes një lidhjeje në Euronews Albania, Korreshi është shprehur se mazhoranca nuk do t’ja dijë për rezolutën e Parlamentit Europian.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe nuk është dëgjuar asnjë nga shqetësimet e opozitës lidhur me komisionet hetimore parlamentare, apo edhe shqetësime të tjera.
“Jemi dënuar sot. Fakti është që do të rrinë pa opozitë. Jo vetëm që nxorëm rezolutë në lidhje me këtë, por këta me rezolutën e PE mendër fshijnë… nuk e di çfarë fshijnë këta, pjatat, tiganët.
Nuk ka mundësi, Doli rezolutë, e futëm në rezolutë. Ishin një pjesë e amendamenteve të votuara në Parlamentin Europian.
Qoftë edhe nga mazhoranca, shqetësimet që kemi ne me komisionet hetimore, shqetësimet që kemi me opozitën, dënimet me opozitën. Që nga kthimi jonë atje para një jave, nuk ka pasur asnjë takim”, tha Korreshi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë