“Jeni hipokritë…nuk e kam me ty por me partinë”, debat mes Xhaferrit dhe Pullazit
Në diskutimet që kanë shoqëruar partitë e reja politike mbrëmjen e kësaj të marte, ka vijuar debati për reformën në drejtësi.
Florian Pullazi, kandidat për deputet i PS, sjell në vëmendje reformën në drejtësi që sipas tij, është arritur falë Partisë Socialiste.
“Të flasim për reformën në drejtësi sepse është PS ajo e cila sollë këtë reformë. Një nga kriteret kyç për BE-në ishte kjo. Ne si PS mbështesim maksimalisht SPAK-un”, tha Pullazi.
Nga ana tjetër, Besart Xhaferri ndërhyn duke iu drejtuar depuetit të PS që mbështetja e këtyre të fundit ndaj drejtësisë ka ardhur e shoqëruar me kërcënime ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve., gjë të cilën Pullazi e kundërshton.
“Jeni hipokritë, jo ju personalisht, por ju si parti. Qëndroni në një linjë ose pro ose kundër, por jo në këtë formë që jeni dhe pro drejtësisë, dhe nga ana tjetër godisni makinën e prokurorit”, shtoi kandidati për deputet i PD-së në Tiranë, Besart Xhaferri.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit