Jepet masa e sigurisë për ish-gardistin, shoferi i Lindita Nikollës lihet në burg
Është dhënë masa e sigurisë për ish-shoferin e kryeparlamentares Lindita Nikolla, i cili u përfshi në një konflikt në Hamallaj të Durrësit disa ditë më parë.
Martin Nikolla së bashku me kushëririn e tij, Alfred Nikolla janë dënuar me “arrest me burg”.
Ata akuzohen për 3 vepra penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, prandaj gjyqtarja Anjeza Burda pranoi kërkesën e prokurorit Sokol Nishani dhe vendosi si masë shtrënguese “arrestin me burg”.
Martin Nikolla gjatë një sherri të dhunshëm mes dy familjeve Nikolla dhe Kaçi në Hamallaj të Durrësit ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër.
Ish-gardisti dhe ish-shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, Martin Nikolli ka deklaruar më herët se e përdori armën e shërbimit, gjatë kohës që nuk ishte në detyrë, për të qetësuar gjakrat.
“Konflikti ka nisur nga pala tjetër. Na kanë ardhur në shtëpi dhe na kanë kërcënuar, duke na thënë do ju vrasim, nuk duam t’ju shikojmë në rrugë ”, ka deklaruar Nikolli i përjashtuar tashmë nga Garda.
LEXONI GJITHASHTU:
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane