Jet Bank: Aktiviteti ynë është në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare

20 Prill 2026 | 20:40


Jet Bank, banka e parë digjitale në Shqipëri, ka reaguar publikisht lidhur me procesin e saj të licencimit dhe strukturën e funksionimit. Përmes një komunikate zyrtare, institucioni konfirmon se është një institucion i licencuar dhe i mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë dhe se aktiviteti I saj është në përputhje të plotë me kuadrin ligjor vendas dhe standardet rregullatore ndërkombëtare.

Deklarat e plotë e Jet Bank:

Jemi të vetëdijshëm se ndërtimi i një institucioni të ri bankar inovator në një treg të saturuar dhe të konsoliduar  vjen me sfida të pritshme.

Megjithatë, nuk ishte e pritshme që në këtë proces të përfshiheshin narrativa të ndikuara politikisht, të cilat nuk i shërbejnë zhvillimit të sektorit financiar dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë si një vend që synon modernizimin e sistemit të tij bankar.

Dëshirojmë të sqarojmë publikun shqiptar  mbi deklaratat e fundit publike lidhur me procesin e licencimit të Jet Bank dhe strukturën e saj aksionere.

Jet Bank është një institucion bankar i licencuar dhe i mbikqyrur nga Banka e Shqipërisë dhe vepron në përputhje të plotë me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet rregullatore ndërkombëtare për sektorin bankar. Procesi i licencimit është zhvilluar në mënyrë transparente dhe nën verifikimin e plotë të autoriteteve kompetente.

Pretendimet për “rrezik sistemik” apo lidhje të supozuara me struktura apo skema të përmendura publikisht të palicensuara, nuk kanë asnjë bazë dokumentore apo faktuale.  

Në lidhje me z. Oliver Hemmer, sqarojmë se përfshirja e tij ka qenë e kufizuar vetëm në fazën e procesit teknik të regjistrimit të shoqërisë dhe përpara marrjes së miratimeve rregullatore. Ai nuk ka pasur kurrë rol vendimmarrës, kontroll operacional apo funksione ekzekutive në aktivitetin bankar dhe nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e ardhshme të bankës. Në këtë kuadër cdo pretendim mbi aktivitete të paligjshme të z.Hemmer, përvec se i pavërtetë, nuk lidhet me veprimtarinë e Jet Bank apo aksionerëve të saj.

Struktura e pronësisë së Jet Bank është e dokumentuar, e verifikuar dhe e miratuar sipas kërkesave ligjore dhe rregullatore në fuqi. Çdo insinuatë për mungesë transparence apo integriteti bie ndesh me faktet e konfirmuara gjatë procesit të licencimit. Jet Bank është në fazën përfundimtare të ndërtimit të strukturës së plotë të qeverisjes, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe kuadrin rregullator shqiptar, përfshirë krijimin e Këshillit Drejtues me anëtarë ekzekutivë dhe të pavarur.

Jet Bank po ndërmerr të gjitha veprimet për denoncimin e këtyre deklaratave shpifëse pranë organeve përkatëse ligjore dhe rezervon të gjitha të drejtat për të ndjekur ligjërisht çdo publikim që përmban informacion të pavërtetë, keqinterpretues ose shpifës, në përputhje me legjislacionin në fuqi. 

Institucioni mbetet plotësisht i angazhuar për komunikime transparente me këdo dhe i paintimiduar nga kultura ekzistuese e përbaltjes të cdo nisme të re dhe inovative për tregun shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026