Jeton nën dritën e qiririt, rrëfimi i Skënderit: Gruaja dhe vajza më lanë pa shtëpi
Një histori e dhimbshme është shpalosur gjatë ditës së sotme në “Real People” në EuroNews Albania.
Bëhet fjalë për historinë e Skënderit, 65-vjeçarit që sot punon si çoban në Shllak, i cili ka një histori tejet të ndërlikuar të jetës së tij.
Deri para pak vitesh ai kishte gjithcka: punë, shtëpi, një familje dhe 3 vajza të rritura, që tashmë nuk e takojnë më.
Pas divorcit jeta ju komplikua se tepërmi, duke e shndërruar atë nga një njeri që jetonte gjithë kohën mes njerezve, në një të pastrehë, mbledhës kanaçesh e së fundmi çoban në mal…
Ai thotë se gruaja me gocën e madhe morën kredi që nuk e shlyen dot, duke bërë që banka t’i marrë shtëpinë.
Gjatë intervistës, Skënderi shprehet se do të dëshironte të takonte vetëm Seadën, vajzën që jeton në Belgjikë pasi me të ka pasur marrëdhënie shumë të mirë, por të tjerat jo.
Kjo pasi ai i sheh ato si shkaktare të gjendjes së tij, pasi sipas tij, edhe ato ndikohen nga mendimet dhe fjalët e mamasë se tyre, pra ish-bashkeshortes së Skenderit.
Pjesë nga diskutimi:
“Mund të jenë 3-4 banorë që jetojnë këtu. Kam tre shokë këtu, murri, bardhoshi dhe topi (duke treguar qentë). Drita nuk ka”.
A je i zonës?
“Jo jam i ardhur, jam nga malësia përtej kufirit. Babai ka ardhur në Laç, në Fushë-Kuqe për problemet e veta, një hasmëri që kishin aty në Malin e Zi”.
Sa vite jetove në Laç?
“Pothuajse gjithë jetën jetova në Laç. Kam jetuar 12 vite në Greqi, deri në 97’ dhe në 2003 bleva shtëpi në Shkodër”.
Ti je bari, por ke qenë djal qyteti?
“Gjithmonë mes njerëzve. Kur ishim të rinj ishim 4 shokë që kishim qejf të bëheshim shofera. I vura detyrë vetes, që mua më pëlqente shofer, por më pëlqente edhe puna me dru. Iu futa, u bëra marangoz. Ishte diçka që nëse ti bën diçka dhe ia jep dikujt, atij i mbetet kujtim. Shkolla më pëlqente dhe më i mirë kam qenë në matematikë, fizikë. Kur mungonte profesori më thoshte jepe ti mësimin. Edhe vëllain e kam mësues”.
“Ish-gruaja me gocën e madhe morën kredi që nuk e shlyen, banka na mori shtëpinë”.
“Me ka marre malli per vajzen qe jeton ne Belgjike, per 2 te tjerat nuk dua t’ia di”.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)