‘Jo drithërave ruse’/ 5 vende të BE, kërkesë KE: Të ndalet importi, financon luftën
Republika Çeke, Lituania, Estonia, Letonia dhe Polonia i kanë kërkuar Komisionit Evropian që të hartojë akte të reja legjislative, që ndalojnë importin në BE të drithërave që vijnë nga Rusia.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat evropiane, të cilat i referohen një letre të dërguar nga vendet në fjalë ekzekutivit të Bashkimit Evropian.
“Është me rëndësi të kujtojmë se përfitimet nga ky eksport i shërbejnë vetëm financimit të agresionit ndaj Ukrainës dhe ngarkesat mund të përmbajnë drithëra të vjedhura nga territoret e pushtuara”, thuhet në letër.
Për më tepër, vijon dokumenti, drithërat ruse vënë nën presion tregun e brendshëm evropian dhe konkurrojnë në mënyrë direkte me bujqit e kontinentit të vjetër.
Kërkesa e Republikës Çeke, Polonisë dhe tre vendeve baltike vjen në një kohë kur fermerët evropianë, kryesisht ata polakë, vazhdojnë protestat kundër importit pa tarifa të grurit ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve