Jo vetëm Vulin, mediat serbe publikojnë emrat e njohur në listën e zezë amerikane

18 Korrik 2023 | 09:42

Përveç drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, i cili u sanksionua së fundmi, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë edhe shtetas të tjerë serbë.

Mediat serbe raportojnë se disa prej tyre janë të njohur për publikun e gjerë, si tregtari i armëve Slobodan Teshiç dhe biznesmeni Milan Radojiçiç, ndërsa të tjerët pothuajse nuk njihen.

Teshiç është tregtari më i madh i armëve në Serbi, madje ishte i kërkuar për një kohë nga Interpoli. Ndërsa Milan Radoiçiç,dyshohet se është  i lidhur me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Ai është i sanksionuar edhe nga Britania e Madhe.

Drejtori i Agjencise Serbe Vulin së fundmi është mbrojtur edhe nga ministri i Jashtëm Ivica Daçiç i cili është shprehur se  nga SHBA nuk ka ardhur asnjë provë e vetme për pretendimet e tyre  dhe sanksionet i cilëson të motivuara politikisht.

I pyetur se si kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet serbo-amerikane, Daçiç ka thënë se Serbia “ka bashkëpunim të mirë me SHBA në luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar”.

“Kjo është një nga shtyllat më të rëndësishme të bashkëpunimit tonë. Dhe pikërisht për këtë “është për t’u habitur” që autoritetet shtetërore amerikane marrin vendime për sanksione ndaj një funksionari të lartë të Serbisë, me dyshime për lidhje “të supozuar” me krimin e organizuar. Por këtu po flasim vetëm për politikë, e kjo është politika shtetërore e Serbisë, të cilën e zbatojnë të gjithë ata që janë në krye të institucioneve”, ka thënë Daçiç.

Ai gjithashtu ka pretenduar se me këtë veprim “ata duan të krijojnë një ekuilibër artificial” mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026