Joshua fiton ndaj Franklin, britaniku synon rikthimin tek titulli kampion

2 Prill 2023 | 14:51

Anthony Joshua është rikthyer tek fitorja, pas një triumfi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj kundërshtarit të tij Jermaine Franklin.

Boksieri 33-vjeçar nga Britania e Madhe arriti të dominonte përballjen në plot 11 raunde, ndaj amerikanit i cili e pati të pamundur të reagonte.

Dy prej gjyqtarëve e vlerësuan performancën e Joshua ndaj Franklin me notat 117-111 dhe 118-111. Kjo ishte fitorja e parë për Joshua në harkun kohor të 2 viteve, pasi u mposht dhe nga boksieri ukrainas Oleksandr Usyk. Synimi kryesor mbetet rikthimi tek titulli kampion bote.

Për 33-vjeçarin ishte kjo fitorja e tij e 26-të, krahas tri humbjeve të regjistruara në boksin profesionist.

Në anën tjetër, për Franklin ishte kjo humbja e dytë, krahas 21 fitoreve. Anthony Joshua kishte humbur me pare edhe brezat e artë të versioneve WBA, WBO e IBF.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026