Jozefina Topalli me Ramën apo kundër? Baton Haxhiu tregon të vërtetën e tij: Pse doli në skenë
Dy analistët e njohur, Baton Haxhiu dhe Andi Bushati parashtruan në emisionin “Shock” në Euronews Albania argumentet e tyre për synimet dhe aleancat e mundshme, që Jozefina Topalli mund të ketë në politikën shqiptare.
Përballë gazetares Bruna Çifligu, z. Haxhiu tha se me ridaljen në skenën politike ish-kryeparlamentarja në qeverinë Berisha së pari i shërben qëllimit të saj, ndërsa e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Socialiste.
“Jozefina është me veten së pari dhe pastaj është kundër përjashtimit dhe kundër PS. Është kundër përjashtimi për arsye se një lidere si Jozefina nuk përjashtohet nga partia, por i gjendet mënyra për ta nderuar. Nuk mund të jetë me Ramën, se po të ishte me Ramën do të ishte në listën e tij. Po të ishte me Ramën do kishte postin e lartë. Ajo i ndihmon më shumë momentit të saj dhe kthimit te hakmarrja për faktin që i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur”, tha Haxhiu.
Analisti Bushati thotë se Partia Demokratike me përjashtimin e Jozefina Topallit nga radhët e saj mori një goditje të fortë politike.
“Jam dakord me pjesën që PD është sjellë shumë keq me Topallin. Ajo është në të drejtën e saj dhe ka të gjithë liritë të jetë një aktore politike, sipas forcës që ka. PD u vetëdëmtua duke nxjerrë mënjanë Topallin”, tha Bushati.
Teksa thotë se mbështet çdo kritikë që bëjnë të larguarit ndaj kreut të PD-së, z. Bushati shprehet se kjo gjë nuk mjafton, por ata shton ai duhet të bëjnë kritika edhe ndaj shefit të qeverisë për të krijuar besim tek publiku.
“Nuk i heq asnjë presje kritikave që të larguarit i bëjnë Lulzim Bashës, por problemi është që nuk mundet të kritikosh Bashën se nuk është shumë radikal ndaj Ramës në një kohë kur ti nuk thua asnjë fjalë kundër Ramës. Duke sharë njërin dhe duke lënë në hije tjetrin, në radhë të parë i bën dëm vetes.”, tha ai.
Ndërkohë, në debat e sipër Baton Haxhiu thotë se Jozefina Topalli nuk ka qëllime pushteti, por thotë se ka dalë në skenë për vetë faktin se shikon se opozita aktuale është e dobët në raport me pushtetin e sotëm.
“Ajo nuk ka qëllim pushteti. Ajo ka dalë për një arsye se e ka parë që opozita është e pafuqishme kundër këtij pushteti që është sot”, tha Haxhiu.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania