Ju gjetën 57 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë

23 Shkurt 2026 | 08:55

Policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme ka vënë në pranga dy persona, të cilëve ju gjetën në makinë 57 kg lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Brotherhood”, janë vënë në pranga F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, dhe L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Sipas raportimit nga policia, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. L., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatike, model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë luftarakë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për dy shtetas që dyshohet se merreshin me transport dhe shitje të lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brotherhood”.

Shërbimet e Policisë ndaluan dhe kontrolluan automjetin e dyshuar tip “Volksëagen Touran”, me të cilin udhëtonin shtetasit F. M. dhe L. L.

Nga kontrolli i automjetit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e përgatitur për shitje.

Në vijim të operacionit dhe veprimeve procedurale, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. M., banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, gjithsej rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026