Juristi Daci: Juridikisht, Veliaj nuk mund të shkarkohet, ja procedura

20 Shtator 2025 | 21:58

Në një intervistë për Review në Euroneës Albania me moderatoren Greta Topjana, juristi Jordan Daci ka komentuar mbi situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili po përballet me kërkesën për shkarkimin e tij nga ana e këshilltarëve të Partisë Socialiste.

Daci theksoi se në aspekt politik ai do të ishte për shkarkimin, por në kuadër juridik ai kundërshton këtë mundësi.

“Nëse do më pyesje politikisht edhe unë do thoja duhet të shkarkohet, por juridikisht si jurist them që jo,” tha ai.

Ai vijoi duke shpjeguar se “parimi i barazisë para ligjit është kushtetues, si Kuvend dhe anëtar i Kuvendit, të dy janë të zgjedhur nga populli dhe nuk mund të kemi dy standarde.

“Kryetari i Bashkisë ndonjëherë ka më shumë rëndësi se një deputet. Ai ka shkaqe të arsyeshme që mund ta kërkojë këtë. Po të ishte 3-mujori standard ata do ta shkarkonin edhe më para. Logjika është kjo, përsa kohë çështja është normale, ka rëndësi por edhe s’mund të gjykohet nga Kushtetuesja me përparësi. Në këtë aspekt, Kushtetuesja s’mund t’i japë prioritet.”-tha Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026