Juristi Lapaj: Me programin e ri, qeveria pritet të vendosë ‘patronazhistë’ në sistemin e drejtësisë
Juristi Adriatik Lapaj e cilësoi programin e ri qeverisës më shumë deklarativ sesa i fokusuar në çështje konkrete që priten të bëhen.
Sipas tij, ishte një program i marrë dhe i përpunuar mbi të njëjtin material të viteve të shkuara.
Ai theksoi se është shumë e nevojshme që të bëhen ndryshime në Kodin Penal, pasi në të është ndërhyrë shumë herë.
Juristi tha se tek programi qeverisës nuk i pëlqeu krijimi i “Rrjetit të Koordinatorëve Kundër Korrupsionit”, të cilin e quajti një sistem ‘patronazhisti’ në drejtësi.
“Mbivendosja e institucioneve krijon gjithmonë rezultate të dyshimta, dështime të mëdha”, u shpreh juristi.
Ai shtoi se rreth 55% e magjistratëve në sistem po dalin prej tij, për shkak të shkarkimit nga Vettingu ose përmes dorëheqjeve.
Juristi nënvizoi se duhen magjistratë të rinj, por tek kjo pjesë duhet të fokusohen tek cilësia në zgjedhjen e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)