Juristi Todhe: 2200 Euro paga minimale në Gjermani, ja kur del në pension
Juristi Rafael Todhe është shprehur se pagat minimale në Gjermani shkojnë në 2300 euro bruto.
Komentet Todhe i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se atje përllogaritet 12.5 euro ora e punës.
Ai tregoi gjithashtu se mosha e daljes në pension në Gjermani është 67-vjeç, por në raste specifike sipas tij, persona të caktuar mund të dalin edhe 65 ose 63 vjeç.
“Normalisht dilet në pension në moshën 67-vjeç, por ka disa struktura që mund të dalin në pension pak më herët, në moshën 65-vjeçare dhe në raste të veçanta kur ka mbushur 45 vite punë, mund të dalin edhe 63 vjeç.
Po marrim në bazë moshën 67 vjeçare që është edhe mosha normale e daljes në pension. Personat e kualifikuar që kanë punuar në një punë gjatë gjithë jetës, ndoshta kanë dëshirë të vazhdojnë të punojnë, sepse nuk duan ta ndiejnë veten si pensionistë.
Por këto janë raste të veçanta dhe duhet t’u lihet në dorë pensionistëve. Paga minimale është dikur te 2300 euro bruto në muaj, pra me 12.5 euro ora, aq është minimalja. Për pensionistët shkon rreth 1250 euro”, tha Todhe.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit