Juristja: Prona me vlerë 1 mln euro shteti po i shpronëson për 4 milionë lekë

30 Mars 2024 | 21:30

Në emisionin Review në Euronews Albania, u analizuan këtë të shtunë ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

E ftuar në studio, juristja Brikena Kasmi, u ndal dhe te shpronësimet që bëhen nga shteti. Ajo tha se pronarëve të cilëve u merret prona për investime strategjike, ose publike, u vlerësohet 20 herë më pak se vlera në treg. Ajo tha se një pronë që kushton 1 milion euro, mund t’iu merret qytetarëve nga shteti për 5 milionë lekë të reja.

Gjithashtu ajo shtoi se personat të cilët duan ta regjistrojnë një pronë si Zonë të Mbrojtur, me ligjin e ri, ata rrezikojnë ta humbasim, pasi mund të tjetërsohet dhe të kalojë në duart e një investitori tjetër.

“Vlera e tokave të shpronësuara është përkeqësuar me 20 herë nga vlera e tregut. Përfundimisht atyre personave që u ka rënë halli për t’iu shpronësuar toka e kanë të humbur. Edhe nëse e kanë blerë atë tokë me 500 mijë euro, apo 1 milion euro, dhe këtë e kam me shembuj konkretë, shteti ua shpronëson me 4 milionë ose 5 milionë lekë të reja. Kjo do të thotë se këtu ka një kapërcim të qëllimit që ka Ligji për Zonat e Mbrojtura. Tani me këtë ligj, ti e dekurajon privatin pasi ai humbet dhe zonën e mbrojtur dhe pronën. Pra nga duart e veta që të jetë i kujdeshëm pasi ndaj bën kërkesën për të kthyer pronën në Zonë të Mbrojtur, e kalon në duart e një personi tjetër”, tha juristja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026