“Ka frikë”, Zharko Koraç komenton pse Vuçiç nuk firmosi në Ohër
Ish-zv kryeministri i Republikës së Serbisë, Zharko Koraç komentoi në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se pse Vuçiç nuk firmosi në Ohër.
Ai kujtoi se presidenti serb ka deklaruar se nuk do të firmosë asgjë që 2 muaj më parë. Sipas Koraç kjo ishte një formë për t’i treguar publikut të tij se marrëveshja nuk ishte asgjë serioze.
“Ai ka thënë para nja dy javësh apo muajsh që s’do të firmosë asgjë. Pra, ishte vetëm për publikun e tij që nuk e firmosi dhe mund të pretendojë që s’ka ndodhur asgjë serioze, le të themi, nga ana ligjore dhe politike. Por është shumë i shqetësuar për demonstratat. Deri tani kanë qenë grupe goxha të vogla njerëz nëpër rrugë, kryesisht disa qindra, ndonjëherë disa mijëra, por Beogradi ka 1.5 milionë banorë.
Ai ka frikë nga partitë e vogla parlamentare që janë shume më nacionaliste se ai dhe e akuzojnë për tradhtar, që po tradhton kushtetutën e Serbisë. Prandaj, siç e thashë, ishte vullnet i mire treguar ndaj tij, qe u detyrua të firmoste, por fundja, është marrëveshje e firmosur, si të thuash, është marrëveshje e firmosur pa firmë,” – u shpreh Koraç.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 08:56 Zgjedhjet në Kosovë, rast i veçantë në Mitrovicën e Veriut. Nusja shkon me vello për të votuar
- 08:44 Hegseth kritikon ashpër politikën evropiane të emigracionit: Plazhet janë pushtuar nga ideologji të rrezikshme
- 08:19 Rama për protestën në Zvërnec: Revolucionarët të mos ua zhvirgjërojnë plazhin flamingove me makina dhe mbeturina
- 07:57 Pas refuzimit të Putinit për bisedime paqeje, Ukraina sulmon sërish Shën Petersburgun
- 07:44 Të shtëna me armë në një festival në SHBA, 12 persona të plagosur! Autorët në arrati
- 07:23 Nis votimi në Kosovë, kreu i KQZ-së hedh votën i pari. Bën thirrje për pjesëmarrje masive