“Ka kohë ende ta mendojë”, çfarë tha Berisha nga Elbasani për largimin e Dash Sulës
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, vizitoi qytetin e Elbasanit për festën e Ditës së Verës, ku mbajti edhe një prononcim për gazetarët.
Duke iu përgjigjur pyetjes së tyre lidhur me largimin e deputetit Dashnor Sula dhe kalimin e tij në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, Berisha tha se ai bëri gabim që u largua nga PD, duke shmangur betejën e burrave.
Megjithatë, Berisha i la hapësirë, duke shtuar se Sula ka ende kohë ta rishqyrtojë këtë vendim që ka marrë.
“Sa i përket deputetit që përmendët, ai bëri zgjedhjen e tij: midis betejës në sheshin e burrave, zgjodhi Tikun dhe vazhdoi punën e tij. Nuk kam çfarë të shtoj; bëri gabim, por ende ka kohë ta rishqyrtojë vendimin e tij,” tha Berisha.
Berisha rifton Dashnor Sulën: Zgjodhi Tikun, por ka kohë ta mendojë pic.twitter.com/VA9im4XWY3
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) March 14, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha në Elbasan: Dita e Verës frymëzon shpresë, do të rrisim pagat dhe pensionet
- Nisin festimet për Ditën e Verës, qytetarë nga mbarë vendi mblidhen në Elbasan
- Deputeti i PD-së futet në listën e kandidatëve të “Nisma Shqipëria Behet”
- U bashkua në listën e “Nisma Shqipëria Bëhet”, Dashnor Sula shpjegon arsyet
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona