“Ka shumë burra me 2 apo 3 gra, nuk e di si do i zbulojë policia”-gazetari Harlicaj
Bigamia nuk do të konsiderohet më vetëm si problem moral, por pas pak kohësh kush mban më shumë se një partner mund të përfundojë edhe në burg.
Në ndryshimet e reja që pritet të bëhen në Kodin e Penal, parashikohet që bigamia të konsiderohet si vepër penale e cila mund të dënohet deri në 3 vite burg.
Gazetari Eraldo Harlicaj, në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, theksoi se ligji është për nuk e dimë se si do të zbatohet.
Mes të tjerash ai shtoi se ka burra që kanë dy ose tre gra dhe nuk dihet nëse këto mund t’i zbulojë policia.
“Ligji është por nuk dihet si do të zbatohet. A kemi ne kapacitetet që policia të arrijë të gjurmojë personat që bashkëjetojnë me gra të tjera, apo thjesht do mjaftohemi me ndryshim ligjor. Nëse do ishte ligji do e prekte dhe Dervish Hasi që kishte tre gra”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)