“Ka spiunë, ndjekin kush blen tulla”- juristi: Si i kapin qytetarët që ndërtojnë

13 Janar 2024 | 21:40

Juristi, Jordan Daci, komentoi në emisionin Review në Euronews Albania, vendimin e qeverisë për të konfiskuar katet pa leje. Daci e cilësoi vendimin si një formë që u vjen në ndihmë ndërtuesve për të legjitimuar shkeljen e ligjit duke u legalizuar falas objektin, pasi këta të fundit i kanë blerë me një çmim mesatar rreth 200 euro për metër katrorë.

Gjithashtu juristi tregoi nga ana tjetër dhe mënyrën si organet kontrollojnë dhe godasin qytetarët që kryejnë ndërtime të vogla. Ai tha se në çdo pikë të shitjeve të materialeve ka nga një spiun që raporton dhe ndjek ku shkojnë materialet e tullave ose hekurit që blihen nga qytetarët.

Ndërkohë së sipas tij për katet pa leje në kulla, autoritetet “mbyllin sytë”.

“Gjurmojnë që në momentin e parë që blihet materiali, ka një spiun që raporton dhe ndjek materialet mbrapa ku i çojnë. I ndjekin nga mbrapa, kjo është mënyra si i kapin ndërtimet pa leje. Në momentin që ti shkon të blesh materiale ndërtimi, tulla ose hekur, ke një që raporton, se patronazhista kemi me shumicë, dhe të ndjekin mbrapa për të zbuluar ku bëhet ndërtimi. Nëse kaq pasion dhe zell do të kishin dhe për katet e pallateve pa leje do të ishte shumë e thjeshtë.  Është çështje vullneti, për të gjetur katet pa leje mjafton që të ulesh në një kafe dhe të numërosh katet. Skedën e ke te ndërtimi dhe thotë kaq kate, nuk po flasim për gjysmë kati shtesë, ata bëjnë 5 kate shtesë”, tha Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026

Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër

Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Ka ardhur në jetë Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta. Lajmi u...
16:48 | 10/07/2026

Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…

I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha komentoi ecurinë e protestës qytetare, duke u shprehur se kur kemi arritur në ditën e...
15:53 | 10/07/2026