Kadia zbulon “prapaskenat”: Kush është aktori i ri në dinamikën politike në Shqipëri
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Evropës, Besart Kadia, është shprehur se Reforma në Drejtësi është një aktor i ri në dinamikën politike në Shqipëri.
Komentet Kadia i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se sipas të gjitha raporteve, kjo reformë duhet të vijojë në të mirë të vendit.
Ai tha se me Reformën në Drejtësi ka hyrë edhe një rregull i ri për shoqërinë shqiptare.
“Në rast se do ishit ju kryeministër apo kryetar Parlamenti dhe iu ndodhte kjo sjellje konstante prej muajsh, si do e rregullonit? Çfarë zgjidhje teknike ka. Ju jeni jurist dhe unë nuk futem me pjesën e teknikalitetit. Pra çfarë do të bënit në këtë rast?
Protestat do dalin edhe jashtë Parlamentit. Pra të thuash që protesta do dali edhe jashtë Parlamentit. për mua nuk qëndron si logjikë.
Ka një aktor të ri në dinamikën politikë në Shqipëri që është Reforma në Drejtësi. Akoma nuk po kuptojmë që ka hyrë në një rregull të ri shoqëria shqiptare. Duhet të kuptojmë se çfarë fryme e re politike ka ardhur në Shqipëri.
Me çfarë di unë kjo reformë apo gjithë raportet për Shqipërinë thonë se ka bërë mirë apo duhet të vazhdojë është reforma në drejtësi. Pra rregulli i ri që ka hyrë në shoqërinë shqiptare është Reforma në Drejtësi. Është diçka që partnerët ndërkombëtarë e duan”, tha Kadia.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë