Berisha pret raporterët e Këshillit të Evropës: Të rishikohet reforma në drejtësi
Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim një delegacion të raporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të përbërë nga Asim Mollazada, Jonut Stroe, Bas Klein dhe Giulia Re, shefe e zyrës së KiE në Shqipëri.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat bëhet me dije se Berisha i ka informuar raporterët lidhur me zgjedhjet e fundit ndërsa ka theksuar se zgjidhja e marrëdhënies krim-zgjedhje është një nga pikat ku KiE duhet të japë kontribut.
Një pistë e dytë ku Berisha kërkoi ndihmën e KiE është edhe sistemi i drejtësisë, i cili sipas tij i paralizuar.
“Berisha i kërkoi dërgatës së KiE që të ndërmjetësojnë për një ndërhyrje të Komisionit të Venecias për një rishikim të reformës së drejtësi në Shqipëri. ‘Kjo reformë ka qenë politikisht e motivuar’, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë