Kalon në Këshillin e Ministrave projekt-ligji i qeverisjes elektronike, detajet

8 Shkurt 2023 | 14:31

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërkure pr.ligjin e qeverisjes elektronike.

Lajmin e ka bërë me dije zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku  pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në fjalën e saj në një dalje për mediat Balluku e konsideroi këtë ligj si mjaft të rëndësishëm ndërsa sqaroi arsyet e një vendimarrje të tillë.

“Sot në mbledhjen e Këshillit te Ministrave kaluam një nga ligjet më të rëndësishme, Ligji i qeverisjes elektronike. Ky pr/ligj është një rregullues i rëndësishëm që do marrë jetë shumë shpejt. Qeveria ka nisur një studim të tregut sa i përket profesioneve të veçanta. Në këtë rast profesionet kanë të bëjnë me zhvillimet teknologjike e dixhitale.

Janë një sërë profesionesh që sot trajtohen në forma të ndryshme.  Për ta hapur këtë treg dhe për të bërë të konkurrueshme edhe pozicionet brenda administratës shtetërore do na duhet ta rregullojmë me ligj këtë kuadër“ u shpreh Balluku.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026