“Kam 79 kostume”, 71-vjeçari: Gratë më falenderojnë, burrat iu frymëzohen nga unë
71-vjecari nga Elbasani Taulant Monci, të rrëmben menjëherë vëmendjen me paraqitjen e tij, por edhe me ato qe thotë. Ai shprehet se ka lindur i bukur nga e ëma dhe ka qene pikërisht ajo që e ka edukuar të vishet e të sillet në mënyrë të veçantë.
Taulanti tregon që gjithçka e bën që të mbetet në kujtesën e njerëzve, si ai zotëria qe vishej me ngjyrë të verdhë, blu apo të kuqe…
“Nuk mbaj mend sa kapele kam, kam më poshtë se 100, por pa mbushur 150 kapele nuk vdes. I dua, por jo dy të njëjta, asnjëherë kurrë. Kam 79 kostume, i var nga dy nga tre në varëse. Këpucët i kam të gjitha akull të reja. Unë linda i bukur nga nëna, më edukoi për të bukurën. Ajo më tha vdis, kur të vijë ora, por kështu siç je se do ngelesh në histori e do thonë ai që vishej me të kuqe, me blu dhe me të verdha”,-tha Taulant Monci.
Ai tha se gratë e falenderojnë pasi ai frymëzon edhe burrat e tyre që të mbahen e të vishen bukur.
“Çfarë më duan dhe i dua u them, nuk ke turp që rri me këtë veshje, ti nga ekonomia je më mirë se unë. E vë në pozitë dhe ai ndryshon. Rrofsh më thonë gratë se ka ndryshuar burri”,-tha Monci.
LEXONI GJITHASHTU:
Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
- 17:43 Emine Erdogan publikon foton zyrtare me bashkëshortet e liderëve të NATO-s në Turqi
- 17:39 Meloni: Nuk pendohem që u përpoqa të krijoj një marrëdhënie të ngushtë me Trumpin
- 17:36 Pamjet e fundit të gruas së dyshuar për bombën në Monako, besohet se kërkonte shpërblimin 130 mijë euro
- 17:21 Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës