“Kam deklaruar çdo shpenzim”, Kryemadhi në GJKKO: Ky është gjyq publik

23 Tetor 2024 | 10:59

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha para mediave pas daljes nga GJKKO se ajo ka deklaruar çdo ndërhyrje mjekësore e çdo shpenzim. Ajo tha se mënyra se si ka dalë dosja hetimore e SPAK është një gjyq publik kundrejt saj.

Kryemadhi tha se ka deklaruar çdo ndërhyrje shëndetësore të saj, të fëmijëve të saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, ndërsa shtoi se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje plastike.

“Unë i kam deklaruar të gjitha shpenzimet. Unë kam deklaruar çdo gjë. Mënyra se si ata e kanë bërë është gjyq publik për të gjetur edhe viktima të tjera për ti përdorur atë që ata duan ti përdorin. Edi Rama a e ka deklaruar se kush e ka paguar operacionin dhe kurimin e djalit të tij në Amerikë?

Le të përgjigjet. Unë për fëmijët e mi kam deklaruar çdo ndërhyrje mjekësore. Le të shikojnë, unë nuk kam bërë ndërhyrje plastike, botoks dhe acid hilauronic kam bërë zotëri sa të doni”,-tha Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026