“Kam hetuar masakrat e 97”, Adnan Xholi zbulon detaje nga operacionet
Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi ka paraqitur sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij.
Ai u shpreh se ka aftësitë e duhura dhe eksperiencën e nevojshme për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme.
“Mbi gjysmën e karrierës kam qenë në pozicione të ndryshme hetuese. Kam bërë të pamundurën që të bashkëpunoj mirë me stafin dhe me institucione vendase e ndërkombëtare. E thashë edhe në fjalën hyrëse: kam mbajtur peshën kryesore për shkak të edukimit, duhet të isha unë drejtuesi që të përballesha me kriminelët. Kam dhënë mbi 44 akte, ku unë kam qenë vetë hartuesi dhe miratuesi pranë strukturave të ndryshme të Prokurorisë Shqiptare, në lidhje me çështjet me interes të lartë publik. Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur pas ’97,” – tha Xholi.
Ai shtoi se kanë qenë dy drejtorë të FBI-së që kanë dhënë vlerësime maksimale në luftën që Xholi ka bërë kundër krimit të organizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve