English

“Kam njohur vrasës te burgu 313 që janë penduar” – Pastori tregon rastet…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kenneth Smith u bë personi i parë që u ekzekutua nga asfiksia nga azoti.

- Advertisement -

Smith, i cili u dënua me vdekje në 1996 pas gjyqit të tij të dytë për vrasjen e një gruaje me urdhër të burrit të saj, u shpall i vdekur në burgun Atmore të enjten në orën 20:25 (me orën lokale), 29 minuta pas fillimit të ekzekutimit, sqaruan autoritetet shtetërore.

Rasti ka ngjallur diskutime të shumta ndërsa komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut theksoi më 16 janar se ishte “tronditur” nga përdorimi i një ” metode të paprecedentë ekzekutimi “, plotësisht ” të paprovuar “.

Pastori Paulin Vilajeti tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se dënimi me vdekje nuk duhet të aplikohet as për dikë që ka vrarë. Ai tregoi se ka njohur vrasës në burgun 313 që janë penduar për atë që kanë bërë.

“Nga viti 2000 deri në 2005 kam shërbyer te 313, shkoja një herë në javë dhe duke biseduar me të burgosurit sidomos të dënuar për vrasje ata më kanë thënë se nëse do të ktheheshin mbrapsht nuk do ta mendonin kurrë vrasjen. Ne jemi qenie koshiente që për një moment e humbasim, rrethana të caktuara na çojnë në një pikë që për atë veprim që bëjmë nuk ka kthim prapa, por ne kemi kthim prapa. Duhet të na jepet shansi të kthehemi në pendesë, pendesa duhet të jetë shembull. Nëse dënohen njerëzit men vdekje nuk ka shembull për shoqërinë”,  tha pastori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?