Toksikologu: Me azot e humb jetën për 5 minuta, nuk ndien dhimbje fizike
Kenneth Smith u bë personi i parë që u ekzekutua nga asfiksia nga azoti.
Smith, i cili u dënua me vdekje në 1996 pas gjyqit të tij të dytë për vrasjen e një gruaje me urdhër të burrit të saj, u shpall i vdekur në burgun Atmore të enjten në orën 20:25 (me orën lokale), 29 minuta pas fillimit të ekzekutimit, sqaruan autoritetet shtetërore.
Rasti ka ngjallur diskutime të shumta ndërsa komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut theksoi më 16 janar se ishte “tronditur” nga përdorimi i një ” metode të paprecedentë ekzekutimi “, plotësisht ” të paprovuar “.
Albert Drishti toksikolog, tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se zgjedhja e këtij gazi për të kryer ekzekutimin lidhet me faktin se nuk të shkakton dhimbje fizike dhe vdekja është e shpejtë.
“Në SHBA ka disa mënyra ekzekutimi, azoti është një substancë që quhet ndryshe gazi i të qeshurës, mekanizmi i vdekjes në këtë rast është ai i asfiksisë. Nuk jep dhimbje fizike, asfiksia ka fazat e veta, por në asnjë moment nuk është e dhimbshme. Ekzekutimi ka dy pjesë, atë fizik dhe shpirtëror, nga momenti i injektimit të azotit deri në vdekje është punë 5 minutash”, shpjegoi mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet