“Kam pasur fletëthirrje nga SPAK”, Kryemadhi: Pres të më thërrasin edhe për…
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha në një deklaratë për mediat jashtë kuvendi se konfliktet në seancën e sotme ishin akumulim i mungesës së tolerancës dhe mungesës së lirisë.
E pyetur nga gazetarët nëse është në një linjë me sjelljen e sotme të deputetëve të opozitës në Kuvend, Kryemadhi deklaroi se mbështet çdo aksion opozitar.
E pyetur nëse ajo ose ndonjë familjar i saj kanë pasur fletëthirrje nga SPAK Kryemadhi u përgjigj pozitivisht ndërsa sqaroi:
“Kam pasur fletëthirrjhe të shumta nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, Tiranës e Fierit, por edhe nëse do të kem për çështje të tjera do të shkoj. Pres nga SPAK të më thërrasë edhe për operacionet plastike. Deri më tani nuk kam asnjë njoftim”, tha Kryemadhi.
E pyetur lidhur me hetimin e SPAK për Sali Berishën Kryemadhi tha se Jamarbër Malltezi është i burgosur politik, ndërsa Sali Berisha i përndjekur politik. Ajo nuk e përjashtoi faktin që edhe për bashkëshortin e saj dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta të ketë fletëthirrje nga SPAK për çështje të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë