‘Kam rënë në një paqe krijuese’, shkrimtari Tufa tregon detaje nga libri i ri
Shkrimtari Agron Tufa bashkë me gruan e tij, Elvana Zaimi treguan për Euronews Albania projektet e reja letrare, pas zhvendosjes së tyre në Zvicër.
Tufa u shpreh se së shpejti do të nxjerrë edhe një libër të ri, ku në të janë të përfshira 5 romane bashkë.
“Unë në këtë vit kam një roman, që janë 5 romane në një. Kam përshtypjen se është puna kryesore e këtij 10-vjeçari. Është një roman që pata mundësinë ta mbyll në mërgim”, u shpreh ai, teksa shtoi se poezi shkruan më pak, pasi është fokusuar tek proza.
Ai tregoi se nuk i përdor rrjetet sociale, pasi u acarua nga situatat që ndodhnin aty, replikat dhe debatet për çështje të ndryshme.
“Marrëdhëniet me disa nga miqtë e ngushtë i ruaj sigurisht, kryesisht me telefon. Unë vendosa të heqë të gjitha rrjetet sociale nga përdorimi, për t’u përqendruar në një punë të pandërprerë, por edhe nga acarimi. Facebook e kam përdorur edhe për nervin tim social. U bë diçka e pakapërdishme”, tha ai, teksa nënvizoi se ka rënë në një paqe krijuese.
Ai përshkroi edhe përditshmërinë e tij, ku tha se është përqendruar më shumë tek leximi, shkrimi dhe familja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)